Në Fier, Feriku rrëfen se dyshimet për tradhti e shtynë të bënte një test ADN-je për të verifikuar atësinë. Ai tregon çfarë ndodhi kur foli me Enkeledën për testin dhe pse tani kërkon divorcin dhe kundërshton atësinë në gjykatë. Nëna e tij rrëfen mes lotësh sa i mungon vogëlushi, ndërsa Enkeleda mohon akuzat për tradhti dhe jep versionin e saj për ndarjen. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.