Nga zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te kryetar i Kuvendit dhe ushtrues i detyrës së presidentit, Fiks Fare sjell një profil të Jakup Krasniqit. Në këtë pjesë rikthehemi te roli i tij gjatë luftës, karriera politike pas saj dhe deklarata që dha në gjykatë në Hagë, ku mohoi se kishte kryer ndonjë vepër penale. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.