Më 7 tetor mbërriti një ngarkesë prej 27 tonësh mish derri, e shoqëruar me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. AKU e bllokoi ngarkesën të nesërmen, por një muaj më vonë mishi ende nuk ishte asgjësuar. Fiks Fare shkoi te subjekti që solli ngarkesën për të kërkuar shpjegime, por dyert mbetën të mbyllura për ekipin. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.