Gjizë, djathë, gjalpë e qumësht që qëndrojnë për orë të tëra pa frigorifer. Fiks Fare verifikon si ruhen bulmeti dhe mishi në tregjet ambulante dhe në ato të licencuara të Tiranës. AKU ia kalon përgjegjësinë Policisë Bashkiake, e cila thotë se kompetenca e saj lidhet me hapësirat publike. Kush i kontrollon kushtet e ruajtjes së ushqimeve që blejmë? "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.