Në pjesën e parë të investigimit për eskortat në Tiranë, një bashkëpunëtor i Fiks Fare kontakton një grua braziliane përmes një faqeje online. Gjatë takimit, ajo tregon se ka ardhur në Shqipëri dy muaj më parë me një shoqe, se punon 12 orë dhe se fiton para nga prostitucioni. Ajo mohon se ka një tutor apo se gëzon mbrojtje në Shqipëri. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve. Fiks Fare trajton problematikat e qytetarëve, denoncon abuzimet, korrupsionin dhe shkeljet institucionale, duke i sjellë ato në vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Përmes investigimeve në terren, kamerës së fshehtë dhe elementeve të humorit e satirës, programi synon të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe zgjidhjen e çështjeve që prekin interesin publik. Moderatorë: Olta Gixhari & Dorian Ramaliu Drejtore: Antela Lika