Fiks Fare sjell denoncimin e vëllait të një 68-vjeçareje nga Barbullushi, e cila ndodhet për mjekim në Itali pas goditjeve me çekiç nga bashkëshorti. Sipas të vëllait, ajo ka humbur shikimin në njërin sy. Gazetarët takojnë 73-vjeçarin, i cili pranon goditjet dhe ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa hetohet për tentativë vrasjeje për shkak të marrëdhënieve familjare. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.