Pas denoncimit të një qytetareje, Fiks Fare gjen 66-vjeçarin Vangjel Kovaçi në gjendje të rënduar në banesën e tij në Elbasan. Ekipi njofton Shërbimin Social dhe urgjencën, e cila e transporton në spital. Motra thotë se kujdeset për të dhe pranon se tërheq pensionin e tij, por mohon se i mban paratë për vete. Fiks Fare njofton edhe policinë për rastin. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.