Mariglen Kreka, fermeri 32-vjeçar nga Maliqi, aplikoi për mbështetje për zgjerimin e fermës. Lopën e racës Holstein e gjeti me 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa AZHBR llogarit mbështetjen mbi një ofertë prej 1 milion e 380 mijë lekësh. Fiks Fare e shoqëron për të kërkuar shpjegime. Institucioni këmbëngul tek oferta më e ulët, por subjekti që e ka dhënë nuk i përgjigjet telefonatës së fermerit. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.