Fiks Fare rikthehet te familja Ujka në Malësinë e Madhe, ku dy motra dhe një vëlla kanë probleme të shëndetit mendor. Falë ndihmës së biznesmenëve dhe donatorëve, restaurimi i banesës është drejt përfundimit. Familja kërkon ende ndihmë për orendi shtëpiake dhe një mundësi punësimi për Ilirin. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.