Në nëntor 2024, Agjencia Kombëtare e Mjedisit konstatoi tejkalim të normave të lejuara në shkarkimet e ujërave dhe vendosi pezullimin e aktivitetit të fabrikës INCA në Lezhë, si dhe një gjobë prej 1 milion lekësh. Banorët thonë se fabrika vazhdoi punën edhe pas vendimit. Fiks Fare sjell dokumentet e inspektimit dhe kërkon përgjigje për lejen mjedisore dhe tubin që derdhet në Drin. Administratori i fabrikës mohon se tubi i përket INCA-s.