Armando Mançi nga Berati tregon se prej vitit 2013 i ka të bllokuara pronat dhe llogaritë për një kredi ku figuronte si garant. Ai thotë se firma i ishte falsifikuar. Gjykata e Beratit vendosi në vitin 2024 që dokumentet të asgjësoheshin, por bllokimi vijon. Fiks Fare pyet Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara se kush mund t’ia zhbllokojë pronat. Agjencia thotë se duhet të vendosë SPAK-u. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.