Fiks Fare shkon në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” për të pyetur nxënësit dhe mësuesit për figurën që i ka dhënë emrin shkollës. Kush ishte ai dhe kush e shkroi “Për mëmëdhenë”? "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve. Fiks Fare trajton problematikat e qytetarëve, denoncon abuzimet, korrupsionin dhe shkeljet institucionale, duke i sjellë ato në vëmendjen e publikut dhe autoriteteve. Përmes investigimeve në terren, kamerës së fshehtë dhe elementeve të humorit e satirës, programi synon të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe zgjidhjen e çështjeve që prekin interesin publik.