Një banesë e rindërtuar, por me çarje në tavane, lagështirë dhe probleme në dyer e dritare. Sadik Gjuzi, nga fshati Manskuri i Durrësit, denoncon punimet e dobëta dhe të papërfunduara. Ai thotë se familja ka kontaktuar disa herë bashkinë dhe firmën, por askush nuk ka shkuar. Fiks Fare kërkon kompaninë në adresën e deklaruar, por aty nuk gjen as seli dhe as përfaqësues.