Fiks Fare/ Video denoncuese, inspektorët e IMT-së grushte me biznese
16/12/2021 20:30

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e inspektorëve shtetëore, të Tatimeve dhe të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët shkojnë dhe kontrollojnë biznese private pa asnjë mjet identifikues. Madje, në këto inspektime ata grushtohen dhe konfliktohen me pronarët e subjekteve private. Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" kanë mbërritur disa denoncime për mënyrën sesi punonjës shtetërore shkojnë dhe bëjnë inspektime në subjekte private. Rasti i parë është i 3 punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës. Punonjësit shkojnë në një subjekt me makinë pa logo të IMT-së, pa mjet identifikimi në qafë dhe pa jelekë me logon e Institucionit. Për më tepër, inspektorët debatojnë dhe bëjnë grushte me punonjësit e subjektit privat. Rasti i dytë është i disa punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku disa inspektorë të Hetimit Tatimor kanë shkuar në një subjekt pa asnjë mjet identifikues, madje nuk kanë bërë asnjë akt-konstatimi. 3 punonjësve iu dha masë administrative vërejtje me paralajmërim nga puna, ndërkohë përgjegjësi me të njëjtën masë, por u dorëhoq.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30