Fiks Fare/ Ujërat e zeza derdhen në lumin Buna, Bashkia e Shkodrës hesht
30/06/2021 20:30

Dhjetëra banorë të Shkodrës janë ankuar në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" për erën e rëndë në shëtitoren mes dy urave mbi lumin Buna. Sipas tyre, era vjen nga shkarkimi i ujërave të zeza të të gjithë qytetit në këtë lumë, në zonën më të frekuentuar. Vendin ku derdhen ujërat e zeza të qytetit fillimisht ka pasur kolektorë të mëdhenj dhe ujërat e zeza derdheshin në lumin Drin. Por, më pas, këto ujëra u devijuan në lumin Buna, në zonën më të populluar në orët e pasditeve të familjeve shkodrane në ditët e nxehta. Zona është në hyrje të qytetit, në parkun dhe në afërsi të urave që të çojnë në Shirokë. Banori thotë se ka erë dhe aromë të rëndë, aq sa në këto ditë të nxehta nuk mund të ecësh në këtë vend. Ai thotë se është e pamundur që të qëndrosh gjatë, pasi këto ujëra nuk filtrohen. "Janë të të gjithë qytetit. Derdhen në këtë vend" thotë ai. Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë së Shkodrës për këtë problematikë, duke i drejtuar disa pyetje nëse ka një plan bashkia për rregullimin e kësaj situate? Përse u devijua në lumin Buna kolektori i ujërave të zeza? Çfarë masash do të marrë paraprakisht? Por, deri më tani, Bashkia e Shkodrës nuk na ka kthyer një përgjigje!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30