Fiks Fare/ UBT: Gati lufta biologjike, bashkitë nuk kanë fonde!
29/01/2021 20:30

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan edhe Universiteti Bujqësor Kamzë. Dr. Ramiz Metaliaj pikërisht nga Laboratorin e Mbrojtejes së Pyjeve që është ngritur posaçërisht për sëmundjen e procesionares dha një intervistë. Ai shpjegoi se në këtë fazë po merren me shtimin e një insekti grabitqar të procesionares së pishës, calosoma sycophanta, në luftimin e procesionares së pishës në natyrë. e thënë më thjesht po bëhet shtimi i një krimbi që ha krimbin që shkakton proceesionaren. "Sot Shqipëria ka 80 mijë ha me pishë të prekur rëndë nga procesionarja, të prekur aq rëndë sa që ne nuk po e identifikojmë me anë të qeskave që ndodhen në bimë, por me koeficientin e ç'alorizimit që do të thotë se pjesa më e madhe rreth 80% të kurorave te pishave janë të ç'veshura pra nga halat. Kjo është një gjendje katastrofike që po vazhdoj edhe vitin tjetër do të kemi tharje masive. Prandaj duhet të merren masa ta shpejta, mundësisht që sivjet me ndërhyrjen e qeverisë qendrore të pushtetit lokal..." preçizon Dr.Metaliaj. Pyetjes së gazetarëve se për sa kohë mund të zhduket procesionarja, Dr. Metaliaj u shpreh se nga praktikat e vendeve të tjera për një 5 vjeçar problemi mund të zgjidhet njëherë e mirë. Lufta biologjike është e duhura, pasi edhe po të përdoren insekticidet që mund të hidhen në pyjet e pishës, që është e ndaluar, do të shkatërrohej procesionarja e së bashku me të ekosistemi. Metoda biologjike është plotësisht e pajtueshme me mjedisin dhe nuk ka asnjë efekt negativ shprehet Dr. Metaliaj. "Në këtë rast kostoja është e ulët dhe ne prandaj mund ta aplikojmë ajo shkon diku te 60 - 80 euro për hektar, janë shifra që i kemi marrë nga shërbimi turk, por që e kemi provuar që aq shkon dhe këtu. Mjafton një angazhim i qeverive vendore, bashkive që të çojnë personel të tyre të trajnohen këtu dhe të marrin situatën në dorë natyrisht që monitorimin e vazhdueshëm do të bëj universiteti në vazhdimësi. Ne ja u kemi bërë me dije bashkive që ato të vënë fonde në dispozicion për sipërfaqet që kanë dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me to" përfundon dr. i Universitetit të Kamzës. Ndërkohë që asnjë bashki deri më sot nuk është ofruar, pasi presin ndihmë nga qeveria.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30