Fiks Fare/ U kap duke marrë lekë në zyrë dhe kërkoi të dënohet, gjykata e shpall të pafajshme!
07/10/2020 20:30

Një ish-drejtoreshë, e cila u kap nga kamerat e "Fiks Fare" duke marrë lekë në zyrë, ka kërkuar të dënohet nga gjykata. Por, kjo e fundit, e ka shpallur të pafajshme! Çudia ka ndodhur në Gjykatën e Korçës, ku kryesuesja e trupit gjykues Flojera Davidhi ka shpallur të pafajshme ish-kryeregjistruesen e Hipotekës së Bilishtit Valbona Beshi. Në vitin 2018, emisioni “Fiks fare” trajtoi një problematikë në hipotekën e Bilishtit. Në atë kohë, denoncuesi Gëzim Agastra ankohej për zonjën Beshi. Sipas denoncimit, kjo zyrtare e kishte sorollatur këtë qytetar për vite me radhë. Emisioni “Fiks Fare” faktoi me zë dhe figurë këto sorollatje, madje në një moment, zonja Valbona Beshi, brenda zyrave të shtetit, i merr një shumë prej 200 mijë lekësh denoncuesit në vitin 2018. Menjëherë pas denoncimit, Prokuroria e Korçës filloi procedimin penal ndaj zonjës Valbona Beshi, e cila u mor e pandehur dhe u dërgua për gjykim në Gjykatën e Korçës. Në këtë gjykatë, vijoi një proces i rregullt penal, ku u paraqitën faktet e prokurorisë por edhe pretendimet e mbrojtjes. Prokuroria ka kërkuar dënimin fajtor të zonjës Valbona Beshi dhe dënimin e saj me 2 vjet burg me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Pretendimet e mbrojtjes i ka bërë avokati Ermir Skënderi, i cili ka kërkuar të dënohet me 1 vit burg! Megjithëse avokati kërkoi dënimin e klientes së tij gjykata e ka shpallur të pafajshme zonjës valbona Beshi!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30