Fiks Fare/ Shqipëria shpall italianin në kërkim pa vendim të formës së prerë, Fiksi zgjidh problemin
14/01/2021 20:30

Massimiliano Locorotondo ankohet në Fiks Fare se 17 vjet më parë u hetua dhe gjykua për akuzën e trafikut të mjeteve motorike. Në shkallë të parë u shpall i pafajshëm, po ashtu edhe në apel, ndërkohë Gjykata e Lartë e riktheu për rigjykim. Pasi është liruar ai është rikthyer në Itali dhe nuk është njohur me vendimet e më passhme. Në rigjykim Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor dhe e dënoi me 8 vite burg. Shtetasi italian shprehet se nuk është njoftuar fare për gjyqin dhe duke mos apeluar brenda afateve ai ka marrë formën e prerë. Në këto kushte Shqipëria e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ka çuar kërkesën edhe në Itali për ekstradim. Gjykatat italiane vendosën për ekstradimin e tij por me kusht që të rigjykohej në shkallë të parë. Massimiliano erdhi në Shqipëri ku qëndroi për një muaj në burg e më pas Gjykata e Tiranës vendosi që ai të gjykohej në gjendje të lirë, kurse apeli pezulloi dënimin prej 8 vite burg, si dhe u shua masa e arrestit deri në vendim të formës së prerë nga Apeli Tiranë.Por edhe pas këtij vendimi ende ekziston në sistem emri i tij dhe në çdo pikë kufitare ai ndalohet , shoqërohet dhe kontrollohet. Kjo pasi emri i tij ende figuron në Interpol Tirana, pra figuron në "Orange Notice". Për shkak të këtyre veprimeve ai nuk lëviz dot i lirë edhe pse ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë. Nga Fiksi kërkon që Interpoli t'i fshijë emrin nga lista. Fiks Fare kërkoi informacion në Interpol Tirana dhe në Policinë e Shtetit se mbi çfarë vendimi e kanë vendosur këtë shtetas në listën e Interpolit. Ndërkohë pas kërkesës së Fiks Fare shtetasi italian i bëri me dije emisionit se avokati i tij ishte njoftuar se Interpol Tirana ia ka hequr emrin nga lista.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30