Fiks Fare/ Prokuroria e Gjirokastrës e nxjerr miliarderin të varfër
17/06/2021 20:30

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua i moshuari Nelo Hatika. Ai thotë se përfaqëson bashkëshorten e tij, e cila ka dalë në pension në vitet 2000, teksa vitet e fundit kishte punuar në shoqëritë në pronësi të Kostandin Çaros. "Nuk derdhi kontributet e pagës reale. Kemi bërë gjyq pas gjyqi, ku z.Çaro na detyrohet për të paguar edhe dëmshpërblimin. Por, ai nuk i paguan. Bëhet fjalë vetëm për 5 a 6 milionë lekë të vjetra. Për mospagimin e kësaj shume përmbarimi i vendos gjobë. Ai këtë gjobë e paguan, por sërish nuk na jep dëmshpërblimin tonë. Vendimet janë të formës së prerë, por këtij nuk i gjejnë pasuri" thotë z.Hatika. Sipas tij, z.Çaro ka blerë në vitin 2004 godinën e ish-Kombinatit të Tekstileve në Gjiroastër për 250 milionë lekë. "Ja tek e ka pasurinë. Madje, atje ka edhe një fasoneri ku vazhdon aktivitetin. Këta e nxjerrin miliarderin të varfër dhe unë s'marr dot atë shpërblim. Kam 20 vjet më këtë punë, por këta po presin sa të vdesim ne" thotë i moshuari. Më tej pohon se e ka denoncuar z.Çaro në prokurori për disa vepra penale. "Ka mashtruar dhe fshehur të ardhurat. Pasuritë i ka kaluar sa në një firmë në tjetër. Kjo e faktuar. Por, këta të prokurorisë e pushojnë se 'është i varfër'. E kanë pushuar dy herë dhe po dy herë gjykata ka urdhëruar që të rihetohet. Është për herë të tretë në prokurori. Dhe po herën e tretë po hetohet nga z.Julian Çafka. Ky s'jep dorëheqje" thotë qytetari.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30