Fiks Fare/ Prindi: Mësuesi rreh dhe lidh me tel fëmijën tim
11/02/2021 20:30

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me të mitur që dhunohen në institucionin e dijes. Një mësues dhunon fizikisht dhe psikologjikisht në shkollë fëmijën 6 vjeçar që vuan nga epilepsia. Mësuesi Besnik Kaca pranon që i ka bërtitur, por mohon të ketë ushtruar dhunë mbi të miturin dhe se e gjitha kjo është një sulm politik që po i bëhet atij. Një qytetar nga Krraba e Vogël, Besnik Balla, ankohet në emisionin Fiks Fare se fëmija i tij është i traumatizuar nga frika dhe nuk do të shkojë në shkollë. Sipas prindit fëmijës 6 vjeçar të tij sikur të mos i mjaftonte mundimi nga sëmundja kronike e epilepsisë , dhunohet në klasë edhe nga mësuesi i tij. Prindi i prekur nga kjo ngjarje tregon se mësuesi e ka goditur fëmijën e mitur, e ka çjerrë në qafë, të gjitha këto të dokumentuara me foto. Gjithashtu mësuesi ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike, por edhe psikologjike duke e detyruar vogëlushin të hajë ullinj me pretekstin se i kthjellon mendjen për mësimet. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare të fshatit Krrabë e Vogël dhe e gjitha shkolla ka vetëm 3 nxënës, ku dy prej të cilëve janë fëmijët e Besnik Ballës, prindit denoncues. Pavarësisht se prindi është ankuar në drejtori, në zyrën arsimore por edhe në ministri nuk ka marrë përgjigje ndaj dhe i është drejtuar emisionit Fiks Fare për ta ndihmuar .

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30