Fiks Fare/ Policia e Shtetit, pagesa në dorë efektivëve që shoqërojnë grupin e Frontex
07/01/2022 20:30

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën një ankesë nga disa punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët shoqërojnë efektivë të Frontex të patrullojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, për parandalimin e emigrantëve. Këta punonjës deklarojnë se, mes Policisë së Shtetit dhe Frontex ka një marrëveshje që disa efektivë shqiptarë të shoqërojnë grupet e Frontex. Dietat e tyre paguhen nga Frontex. Por, çfarë ka ndodhur?! Frontex i kryen pagesat në fillim të shërbimit. Janë pagesa për ushqim dhe fjetje. Ndërkohë, punonjësit e policisë i marrin në fund të shërbimit. Madje, në dorë! Detyrohen të vijnë te financa në Drejtorinë e Përgjithshme dhe t'i tërheqin kesh te financa. Ndërkohë, këto pagesa vonojnë disa muaj, madje policëve u mbahen edhe 20 %. Pas kësaj ankese, Fiks Fare bisedon me telefon me financieren e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Fillimisht, financierja e pranon se këta punonjës kanë disa muaj pa marrë dieta. Pyetjes se, si i marrin pagesat këta efektivë, financierja thotë se "në dorë". Ligji për Policinë e Shtetit, apo edhe për institucionet buxhetore, ndalon çdo pagesë që të bëhet "në dorë". Pagesa duhet të kalojë në Thesarin e Shtetit apo në bankë. Financierja e pranon se Frontex i derdh këtë shumë në llogarinë e Policisë së Shtetit, por më pas pagesat bëhen në financën e saj, me zarfe.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30