Fiks Fare/ “Po na gënjejnë”, firma shtetërore nuk u jep para’ fermerëve
10/05/2023 20:30

Por, a u zgjidh kjo problematikë?! Gati 1 vit e gjysëm pas këtij premtimi, sërish fermerët s’kanë marrë zgjidhje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan me dhjetëra banorë të prekur, që bëjnë sërish të njëjtin apel; na jepni paratë, firma është shtetërore! Fiksi bisedoi me dhjetëra fermerë, të fshatit Pocestë në Maliq, të cilët tregojnë se kanë shumë të ndryshme për të marrë nga firma “Mika Korça”. Sipas tyre, problemet kanë filluar në vitit 2016 dhe 2017, ku pasi kishte depozituar sasi të konsideruesme duhani në këtë firmë, s’morën paratë e hakut dhe djersës së tyre. Dikush ka 50 mijë lekë të rinj, të tjerë 100 mijë lekë, të tjerë 500 mijë apo edhe 700 mijë. Sipas tyre, në të gjithë Shqipërinë, në 3 qarqe Berat, Elbasan dhe Korçë, janë rreth 3000 fermerë pa marrë paratë. Sipas tyre, kanë shkuar me dhjetëra herë, por asnjëherë s’kanë marrë mbrapasht paratë, megjithëse iu është premtuar se do t’i marrin. “Se kuptojmë pse na gënjejnë. Na thonë do t’i merrni, se shteti ka 40 % të aksioneve, por s’po i marrim asnjëherë” thonë ata. Kanë bërë letra pafund, i kanë depozituar te firma por sërish asnjë qindarkë. Sipas ekstraktit të QKB-së, shteti ka rreth 40 % të aksioneve, aksionet e tjera një firmë greke. Në ekstrakt është edhe një numër telefoni, ku gazetarët tentuan të lidhen në telefon, por përgjigjet një person dhe thotë “se di pse ma kanë vënë këtë numër, s’kam lidhje me ‘Mika Korça’”. Fiksi telefonon edhe disa numra të tjerë që kanë qenë përgjegjës, por askush nuk përgjigjet. Gazetarët shkuan edhe në godinën e “Mika Korçës” në qytetin e Korçës, por ishte e mbyllur dhe të vetmit që frymonin ishin disa qenë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30