Fiks Fare/ Përmbaruesja Laureta Kusi, 300 mijë lekë ryshfet brenda zyrës së shtetit
12/01/2022 20:30

Më tej pohon se ajo i tha të vinte në Tiranë. "I thashë më zhblloko lekët te banka dhe pastaj të vij në Tiranë. Por i thashë nuk vij dot ditë jave se jam në punë. Mirë më tha hajde ditë të dielë, s’ka problem. Sot është ditë e diel dhe sot erdha" pohon ai. Pas kësaj bisede, qytetari takoi përmbaruesen në zyrën e saj, ditë të dielë, në afërsi të zonës së 21 dhjetorit në Tiranë. "Ajo i thotë se ka shkruar në një dokument që kriter ndalues për përfitimin e amnistisë. më tej shkruan se vepra penale kundër fallsifikimit të dokumentave të parashikuar neni 186 neni 189, 181/A, 136 / 1 kështu që kriter nuk përfitojn nga amnistia të gjithë këto këtu. Amnistia më shumë është çështje mediatike se sa përfituese. Më kupton dhe ato u rikujtokan" i tha ajo. "Ajo ka shkuar goxha (gjoba) po s'ka gjë, ne e mbyllem siç folëm. Është mbyllur pra tani. Të ma kuptosh fjalën sepse jeni i pastër në prokurori nuk ke gjë asnjë gjë penale. Nuk të thërret njeri s'bëhet fjalë. Sepse ato i kam sqaruar unë. Kështu që je në rregull arshivohet e kjo ikën. Nuk ke më asgjë asnjë problem" i thotë përmbaruesa. Më pas, denoncuesi e pyet: aq sa folëm në telefon? "Po, po në rregull tani. Aq të fola, të thashë minimumin për Zotin" i thotë ajo, ndërsa denoncuesi i pyet "te 300 mijë lekshi?". "Sa të duash ti tani? Të gjitha atje do ti çoj. Që të jenë në rregull ato se për mua nuk është ndonjë problem" i përgjigjet ajo. Më pas, denoncuesi i jep përmbarueses 300 mijë lekë të vjetra me qëllim që t'i mbyllte të gjitha problemet. "Mos e vrit mendjen se e pashë se je hallexhi e prandaj të ndihmova. E magjino vetëm minimumin. Gjithë këtë luftë për aq pak lekë. Po të thashë mo hajt se po e ndihmoj se të tjerët për Zotin janë në dëmë të shtetit ato lekë" i thotë ajo, ndërsa i jep edhe një dokument. Denoncuesi thotë se takimi me përmbaruesen ndodhi në datën 19 dhjetor 2021. "E prita te zyra e Përmbarimit, te 21-shi, u ngjitëm në katë të tretë, në zyrën e saj. Ishte vetëm roja, unë dhe kjo përmbaruesja. Ma saktësoi shumën, i thashë siç e kemi bërë muhabet, po më tha te 300 mijë lekshi se s’donte me fol shumë. Dhe pastaj më tha këtë letrën, këtë vendim. Je i pastër më tha. Të gjitha lekët do ti çoj atje te shefi, tani je i pastër s’ke asnjë problem. Ta kesh si dokument. Mbarova punë" thotë ai.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30