Fiks Fare/ Përmbarimi, 17 vite dhe ende s’ka ekzekutuar një vendim gjykate
30/07/2021 20:30

Fiks Fare mbylli sezonin me një denoncim për veprimet e Zyrës së Përmbarimit të Shkodrës, e cila nuk ka mundur të ekzekutojë një vendim gjyqësor të formës së prerë prej 17 vitesh. Në datën 8 tetor 2004, kur "Fiks Fare" nuk kishte mbushur as 2 vite në transmetim, Gjykata e Shkodrës dha një venedim gjyqësor ku detyronte administratorin e shoqërisë "Rozafa Ortakët" që të certifikonte mjetin e aksionerit Flamur Dervishi. Por, edhe pas 17 viteve, ky vendim nuk është ekzekutuar! Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Flamur Dervishi. Ai thotë se, pas viteve 2000, disa shoferë që kanë bërë linjat e transportit Shkodër-Durrës dhe Shkodër-Tiranë themeluan kompaninë e udhëtimeve "Rozafa". Secili shofer mori aksionet e veta, që shkonin deri rreth 7 %. Sipas tyre, u përzgjodh dhe administratori i cili kishte edhe detyrimin që mjetin e secilit aksioner ta dërgonte për certifikim pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë. Por, administratori në 2005 nuk dërgoi disa mjete të aksionerëve dhe filluan konfliktet. Tre aksionerë paditën në gjykatë këtë shoqëri, ku fituan gjyqin, ku detyrohej "Rozafa" që të dërgonte për certifikim mjetet e aksionerit Flamur Dervishi. Vendimi është marrë në vitin 2004 në Gjykatën e Shkodrës. Ka marrë formë të prerë, ndërkohë që është tentuar që të ekzekutohej. Flamuri thotë se nga viti 2004 deri në 2021, vendimi ende nuk është ekzekutuar nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror në Shkodër. Sipas tij, pavarësisht se nuk është ekzekutuar, ai vijon që të jetë aksioner në këtë shoqëri.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30