Fiks Fare/ Penalizohen qytetarët. Gjobat me kamatë vonesë, sistemi jashtë funksionit!
15/12/2020 20:30

Një qytetar nga qyteti i Elbasanit ankohet në Fiks Fare për një gjobë të marrë që në datën 1 dhjetor . Ai tregon se edhe pse ka shkuar çdo ditë për pagesën nuk ka mundur ta kryejë për shkak se sistemi i gjobave ka dalë jashtë funksionit. Ndërkohë tashmë kanë kaluar 10 ditë dhe gjobës së qytetarit i shtohet edhe kamata e vonesës për t'u paguar edhe pse jo për faj të tij, por të sistemit të gjobave që nuk punon. Qytetari ka shkuar në polici për ta paguar gjobën, por ata e drejtojnë në postë. Kur qytetari shkon në postë për pagesën, kjo e fundit e drejton për tek Drejtoria e Transportit Rrugor si organi i vetëm që ndërhynë në sistem. Kështu kalojnë ditët për qytetarin dhe në fund gjobën nuk arrin ta paguajë dot ndërkohë që kamata e gjobës vijon të rritet duke rënduar në kurriz të qytetarit. Duke mos gjetur dot zgjidhje për ditë me rradhë për këtë problem qytetari kërkon ndihmën e Fiksit. Së bashku gazetarët dhe qytetari fillimisht i drejtohen zyrës së informacionit në policinë rrugore ku dhe paguhej gjoba. Aty i thonë që nuk mund ta kryejë pagesën për shkak se nuk punon sistemi dhe faji nuk është i tyre. Të njëjtën gjë i thotë dhe një polic që nuk ka sistem dhe nuk është problem vetëm për Elbasanin, por edhe për qytete të tjera. Sipas tij faji është i drejtorisë së transportit. Qytetari shkon tek drejtoria e transportit për të marrë një përgjigje. Në këtë institucion i thonë se duhet të presë sa të rregullohet sistemi madje i thonë që me shumë gjasa mund të rregullohet ditën e sotme e shumta të nesërmen. Por deri më tani kanë kaluar 10 ditë e ndërkohë që ditët kalojnë lind pyetja: po kamat vonesën e gjobës kush e paguan?

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30