Fiks Fare/ Pazaret në dyert e Kadastrës: 2 mijë euro tani, 2 mijë më vonë…
09/03/2023 20:30

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në zonën e plazhit në Durrës. Ai thotë se katin e parë e ka ndërtuar në vitin 1998, ndërkohë të dytin në vitin 2003. Por, prej kaq vitesh, ai endet në dyert e hipotekës dhe tashmë kadastrës për të marrë dokumentet. "Më kanë nxjerrë lloj-lloj pretendimi. Të gjithë në atë zonë, komshinjtë e mi, kanë hipoteka. Unë jo. Më dolën njëherë faturat, por atëherë s'kisha lekë dhe e shtyva. Kur mora kredi, më thanë se tani nuk nxjerrim dot fatura të reja" pohon Selmani. Ai disponon dokumentet e të gjitha viteve, kur ka aplikuar, apo edhe përgjigjet që ka marrë. Askush nga Kadastra nuk i ka thënë "s'ke të drejtë", por ende nuk i ka ardhur radha! Edhe tani, pasi 20 vitesh nga ndërtimi, Drejtoria e Kadastrës së Durrësit i thotë se "po merremi me një procedurë tjetër në Spitallë, s'jemi ende te zona e plazhit". Por, këto përgjigje nga Kadastra kanë futur "në lojë" shumë sekserë, të cilët i kanë marrë dhe ende i kërkojnë mijëra euro për legalizimin e asaj banese, ku jeton Selmani bashkë me fëmijët. "Më kërkojnë vazhdimisht para'. Dikur dy punonjës të Kadastrës, tashmë një sekser që punon te Ujësjellësi i Durrësit. Sekseri quhet Lulëzim Çyrbja. Disa kohë më parë më mori 1000 euro për të njëjtën procedurë. Më kërkonte edhe 2 mijë të tjera. Por, kur nuk më mbaroi punë, ia rimora lekët. Lulëzimi më dërgoi te një sekser tjetër, që quhet Shkëlqim Xhaja. Ky më kërkoi 6 mijë euro. Pretendonin se njihnin drejtorët e Kadastrës së Durrësit" thotë Selmani.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30