Fiks Fare/ Pas denoncimit të Fiksit, ISHSH mbyll dhe gjobit laboratorit “Fland Lab”
28/10/2021 20:30

Në datën 18 tetor 2021, emisioni Fiks Fare transmetoi një investigim në burgun e Peqinit, ku të afërmit e të burgosurve detyroheshin që të bënin tampon për COVID 19, në një laborator privat në qytet. Madje, doktorët dhe punonjësit e burgut i detyronin familjarët që të shkonin në laboratorin "Fland Lab", shumë afër burgut. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë laborator, dhe pa e bërë tamponin, morën një përgjigje NEGATIVE, brenda 2 minutash. Pas transmetimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka marrë masë ndaj këtij laboratori, duke i vendosur një gjobë 500 mijë lekë dhe duke e mbyllur. "Emisioni Fiks Fare në Top Channel ka informuar për laboratorin "Fland Lab" n Peqin, i cili nuk ishte i licensuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kryerjen e testimeve molekulare RT - PCR për SARS COV 2" thuhet në përgjigjen e ISHSH. Sipas përgjigjes, menjëherë pas transmetimit të emisionit, ISHSH, dega rajonale Elbasan ka kryer inspektim në subjektin "Fland Lab", me person fizik Enkelejda Pashja, me aktivitet laborator klinik biokimik. "Bazuar në gjetjet e konstatuara, ISHSH ka marrë masë administrative në vlerën 500 mijë lekë gjobë. Dhe, vendim i ndërmjetëm për marrjen e masës urgjente, mbyllje të aktivitetit" thuhet në këtë përgjigje.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30