Fiks Fare/ “Noteri dhe ndërtuesi me shitën apartamentin 2 herë”
27/10/2022 20:30

"Kam bërë kallëzim në vitin 2020 për shitjen e një apartamenti dy herë në Golem" thotë Luan Çullhaj. Më tej pohon se ka lidhur kontratë para noterit Frederik Tengu në Kavajë për të marrë një apartament, me nr.6 në Golem, në këmbim të disa punëve që do të bënte si nënkontraktor. "Kontratën e kam bërë në vitin 2018. Kam shkuar në vitin 2020 dhe kam parë që në të njëjtin apartament ishte vendosur një derë tjetër. Është shitur dy herë" vijon qytetari. Më tej shton se kontratën e ka bërë me z.Ardian Idrizaj, i cili ishte pronar i firmës "Eri 2015" që do bënte edhe pallatin. Denoncuesi ka shkuar në polici dhe prokurori, por Prokuroria e Kavajës ia ka pushuar, duke deklaruar se është çështje civile mes palëve. E ka kundërshtuar dhe, Gjykata e Kavajës, ka urdhëruar prokurorinë të hetojë për mashtrim. "Por, nga viti 2020 deri në ditët e sotme, prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim. As te noteri, i cili rezulton se ka bërë një tjetër kontratë apo edhe te bashkëortaku i firmës 'Eri 2015'. Adrian Idrizaj, është në burg por jo për shitjen e apartamentit por për një çështje droge" thotë qytetari, duke pohuar se disponon edhe një dokument, ku rezulton se bashkëortaku i Idrizajt është një tjetër ndërtues, Bujar Turku. "Por, as ky person nuk është marrë nën hetim, i pandehur apo me masë tjetër sigurie" përfundoi denoncuesi.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30