Fiks Fare/ Nëndrejtoresha e spitalit: Formula e përllogaritjes, gabim prej një viti
24/02/2021 20:30

Fiksi iu drejtua spitalit Delvinë për të marrë një përgjigje më të plotë lidhur me ankesën e 72 vjeçares. Në spital fillimisht gazetarët kërkuan kreun e këtij institucioni, por edhe pse ishte orari zyrtar ai nuk ndodhej në vendin e tij të punës. E vetmja që ndodhej në këtë institucion ishte nëndrejtoresha e cila u shpreh se e kishte sqaruar zonjën në lidhje me gjobën. Zyra e financës kishte gabuar në formulën e llogaritjes pasi ende të ardhurat e mjekes llogariteshin me pagën 30 mijë lekë në muaj. Por me pandeminë orari i punës i mjekes 72 vjeçare erdhi në rritje si rrjedhojë edhe të ardhurat, por që llogariteshin me formulën e vjetër. Auditi nxori në pah gabimin dhe si rrjedhojë zonja figuronte si debitore pasi nuk ishte tatuar si duhet. Kjo periudhë e përllogaritjes gabim kapte periudhën nga shtator 2019 deri shtator 2020, pra plot një vit. Dhe për një vit gabim nga ana e administratës mjekja Nexhmie Ibrahimi duhet të paguaj 500 mijë lekë të vjetra menjëherë. " Ata tek zyra e financës janë të rinj dhe unë si ekonomiste i kam ndihmuar, por ata nuk e kishin kapur gabimin as unë jo" shprehet nëndrejtoresha " dhe tani duhet që këto lekë doktoresha t'i kthejë mbrapsht". Pyetjes së gazetares se pse nuk ia mbajtën çdo muaj nga pak, nëndrejtoresha shprehet se atë do bënte por ishte e detyruar që t'ia kërkonte të gjitha pasi drejtori dhe burimet njerëzore e kishin njoftuar për ndërprerjen e punës së mjekes 72 vjeçare.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30