Fiks Fare/ Morava Resort/ Prokuroria: Arben Reli falsifikoi dhe mashtroi!
10/12/2020 20:30

Prokuroria ka zbardhur skemën e tjetërsimit të "Morava Resort" në Korçë, duke faktuar provat gjatë investigimit të Fiks Fare në korrik të 2020-ës. Emisioni investigativ faktoi me pamje, zë dhe figurë, se ndërtimet e kryera pas vitit 2017 në atë resort ishin pa leje. Madje, edhe në momentin e xhirimit, në atë pikë po ndërtohej. Gjashtë ditë pas transmetimit të këtij investigimi, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal me numër 5077. Dhe, në fokus të hetimeve ka qenë pikërisht deklarata noteriale para noteres Margena Çela dhe veprimeve të zyrtarëve të ALUIZNI-t. Prokuroria ka sekuestruar praktikat në Bashkinë Korçë, Zyrën e Kadastrës dhe regjistrin e noteres. Këto akte i ka dërguar për kryerjen e ekspertimit tekniko - grafik. Dy ekspertët kriminalistë, Vjolxhin Kuka dhe Durim Çako, kanë dalë në konkluzionin se kjo deklaratë është e falsifikuar. Hetimet për falsifikimin pranë noteres Margena Çela do të vijojnë në Tiranë, pasi kjo kontratë është totalisht e falsifikuar. Zonja Çela po hetohet për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, nën hetim sërish për falsifikim dokumentesh, më shumë se një herë, është edhe z.Arben Reli. Ky i fundit është personi që ka përpiluar këtë deklaratë dhe e ka dorëzuar të gatshme në zyrën e noteres! Madje, pasi është bërë nënshkrimi fals, e ka dorëzuar në Bashki dhe Kadastrën Korçë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30