Fiks Fare/ “Më kapën me 1.5 gramë hashash, rrezikoj 10 vite burg”
14/11/2022 20:30

40 vjeçari nga Fieri tha për Fiks Fare se ka qenë konsumues prej gati 20 vitesh i hashashit. "Kam qenë në Itali që 17 vjeç, ndërsa edhe atje e kam pirë. Prej 7 vitesh qëndroj në Fier ku dhe punoj në Call Center. Kurrë nuk e kam shpërndarë, qoftë 1 herë të vetme. Vetëm sa e kemi pirë me shokët, bashkë. Nëse kisha 1 dozë, ua jepja atyre, ata mua. Në qershor 2022, në Fier, shkoj te zona e QTU-së. Blej 1 dozë, kisha 5 mijë lekëshin e fundit. Eci pak dhe më turren 15 policë. Më bie të fikët dhe e marr veten. Më bëjnë presion ku e ke fshehur, e shet, kujt ia shet. U thashë se e konsumoj vetë, biles ia tregova vetën ku e kisha në xhep. Më kontrolluan shtëpinë, e kthyen përmbys. Nuk më gjetën asnjë gjë. Më thanë 'kësaj herë shpëtove, s'po të bëjmë gjë'. Më lanë të lirë" thotë 40 vjeçari. Më tej pohon se në fillim të muajit nëntor 2022, i ka shkuar polici i zonës dhe i dërgon disa letra. "Kishin bërë hetime dhe doza që kisha unë, vetëm një boçe hashash, peshonte 1.5 gramë. Më kanë ngritur akuzën e 'mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike', 283/1, akuzë e cila parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vite burg. Kurrë s'e kam shitur. Asnjë gramë në jetën time. Në telefon kam folur me shokët apo më kanë shkruar e gjeta këtu e atje. Nëse e kam shitur ndonjëherë të më çojnë në burg" përfundon ai.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30