Fiks Fare/ Mashtrimi me investimet në bursë, qëllim i Call Center-ave “rrepja e klientit”
22/11/2021 20:30

Fillimisht iu drejtuan call center-it IMPACTUM- shpk pranë Librit Universitar. Gazetaren e Fiksit e pret një vajzë e cila do ta merrte në intervistë, kjo e fundit do të zhvillohej në gjuhën italiane. Vazja mban postin 'team leader' për grupin e italishtes dhe shpjegon se si funksionon puna në këtë call center. Ajo i pohon gazetares së Fiksit të gjitha truket e mashtrimeve për ta bërë një klient italian të investojë minimalisht 250 euro. Ajo i tregon se puna ka të bëj me tregjet financiare, bursën. " Ti po i ofron klientit një bankë online, një platformë me qëllim investim në bursë. Klientin ti do ta bindësh që të investojë minimumi 250 euro, por për të fituar ai nuk fiton asnjëherë ato para, i ka të humbura. Por që në platformën tonë mund ta shikojë që është me fitim" shpjegon punonjësja e call center-it. Më pas ajo i tregon se qëllimi i punës është që klienti të 'rrjepet' në maksimum, sepse në fund të fundit ai asnjëherë nuk ka për të fituar asgjë. Pyetjes së gazetares se sa të besueshëm janë për klientat, punonjësja shprehet që të tregojë licencën për të fituar besimin e tyre, licencë kjo që është e false. Edhe nesë klienti mund të kuptojë diçka dhe mund të bllokojë numrin nga të cilin e telefonojnë, team leader-ja tregon se kanë në dispozicion 8 linja të tjera si australiane, italiane, gjermane, greke . Më pas ajo shpjegon se IMPACTUM-shpk aktualisht punon me dy platforma që operojnë njëra në Berlin dhe Londër. Aktualisht për këtë kompani punojnë rreth 50 veta, ku punohet në gjermanisht, dy tavolina italisht, një spanjisht dhe pjesa tjetër greqisht. Ajo shpjegon se me kmpanitë e tjera në botë që bëjnë të njëjtën gjë realisht fitohet, por kjo nuk ndodh në Shqipëri " këtu nuk fitojnë kurrë!" përfundon ajo.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30