Fiks Fare/ Mamurras/ Krimi sundon mbi ligjin! ‘Të fortët’ kërcënojnë, prokuroria hesht
15/09/2020 20:30

"Të fortët e Mamurrasit" kërcënojnë konkurencën me mbyllje të biznesit. Babai i tre fëmijëve kërcënohët në sy të fëmijëve në zyrën e tij. Prokuroria thotë se nuk ka vepër penale. Erald Ndoj është kryefamiljar, baba i tre djemëve i cili jeton edhe punon në Mamurras. Ai ka një biznes të ligjshëm ku ofron shërbimin e internetit. Në muajin Qershor mori licencën pranë Agjencisë Akep për të përmirësuar punën dhe shtruar linjën e e fibrës optike me qëllim ofrimin e shërbimit kabllor. Pesë ditë pasi kishte marrë licencën ai është kërcënuar në zyrën e tij, në sy të djemëve dhe bashkëshortes, nga qytetari Ardian Gega. Ky i fundit ka vetëm një qëllim, të pengojë hapjen e kabllorit, pasi vëllai i tij ka të njëjtin biznes. Fiks Fare transmetoi një video ku shihet se Ardian Gega kërcënon Erald Ndojin. I prerë dhe me ton kërcënues ai thotë që kabllorin nuk do ta hapë njëri tjetër në Mamurras, pasi e kanë ndaluar disa herë që kjo gjë të ndodh. Këtë video Erald Ndoji e paraqiti pranë prokurorisë dhe policisë. Por prokurori Bardhyl Shehu gjykoi që nuk ka vepër penale dhe vendosi mosfillim të procedimit. Pas disa ditësh konfikti degjeneroi në dhunë fizike ndaj Erald Ndojit dhe punëtorëve të tij. Kësaj radhe dhuna erdhi prej të dy vellezërve Gega. Njëri prej punëtorëve të Erald Ndojit ka përfunduar me 12 qepje në kokë. Por pak ditë më vonë ai ka vendosur të tërheq denoncimin, pasi është ndjerë i kërcënuar. I vetmi që nuk ka tërhequr denoncimin është Eraldi i cili siç shprehet edhe gjatë intervistës gruan dhe djemtë i ka larguar jashtë vendit, por vetë ka vendosur të përballet me këtë situatë deri sa ligji të zbatohet.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30