Fiks Fare/ Maliq/ Një mjek për 65 mijë banorë. Laboratori s’punon, qytetarët drejtohen në privat
11/09/2020 20:30

Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm. Të vetmin mjek që ka kjo qendër shëndetësore punon vetëm më një turn, paradite. Pas orës 15:00 në Maliq nuk ka mjek që t'i shërbej popullatës. Prej më shumë se 10 vitesh në këtë qendër nuk mbulohet nga mjekë për 24 orë shërbimi shëndetësor. Mungesën në vite të mjekëve e konfirmon edhe Kryetari Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, i cili shpjegon për gazetarët e Fiksit se nga ana e Bashkisë Maliq janë dërguar me dhjetëra shkresave në Ministrinë e Shëndetësisë , të cilat kanë mbetur pa përgjigje. "Nuk ka asnjë reagim. Në këtë qendër vijnë jo vetëm qytetarët e Maliqit, por të gjithë fshatrave përreth. si rezultat i mungesës së mjekut ata nuk marrin shërbimin dhe janë të detyruar të nisen drejt Korçës" shprehet kryetari Topçiu. Ngarkesën e vetme në këtë qendër e mban mjekja Ina Malësori, e cila thotë se vetëm qyteti i Maliqit ka 8000 banorë " jam e vetmja mjeke që kryej këtë shërbim të paktën këto tri vitet e fundit" shprehet ajo. Në këtë qendër shëndetësore ka edhe një laborator ku mund të kryhen analizat bazë për pacientët, por aktualisht bëhet vetëm analizat e urinës pasi nuk kanë blerë kite për kryerjen e këtyre analizave. Kjo si rrjedhojë e mungesës së një drejtuesi tek kjo qendër i cili duhet të firmos për këto blerje. Në këto kushte njerëzit drejtohen te laboratorët privat në Korçë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30