Fiks Fare/ Laboratori në Laç, 30 sec për përgjigjen e Covid-19!
07/12/2020 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një laboratori privat në Laç i cili për 30 sekonda të nxjerr përgjigjet e analizave të gjakut komplet dhe 20 min të proteinës reactive. Në këtë situatën epidemike të gjithë laboratorët në vend të licencuar apo jo, marrin përsipër të bëjnë analizat e paketës Covid-19, duke abuzuar në kurriz të pacientëve. Gazetarët e Fiksit morën një informacion se një laborator në Kurbin i bënte analizat e gjakut për 30 sekonda. Menjëherë ata u drejtuan në qendrën shëndetësore Laç. Gazetarja e Fiksit u prezantua si një banore e re me simptoma covid, dhe mjekja e familjes u tregua e gatshme ta vizitonte dhe ndihmonte. Duke iu përmbajtur protokollit të pandemisë mjekja e këshillon të bëjë analizat përkatëse në shtet dhe dy analiza të cilat bëhen vetëm në privat, PCR dhe D-Dimer. Në këto kushte gazetarët e Fiksit i drejtohen laboratorit Amaris për të bërë analizat e gjakut. Në kushte të papërshtatshme gazetares së Fiksit i merret gjaku nga personeli i klinikës. Laborantja gjatë gjithë procesit të marrjes së analizës së gjakut nuk përdor doreza dhe as veshje kundër covidit. Ajo shpjegon se analiza e D- Dimer nuk mund ta bënte atë ditë pasi klinika kishte mungesë të kiteve, por i premton se nëse do të gjente një të tillë do i telefononte për ta lajmëruar. Ndërkohë që bëhej ky diskutim midis gazetares dhe laborantes , brenda 30 sekondave doli përgjigja e analizës së gjakut komplet. Kurse për analizën e PCR laboratorit iu deshën vetëm 20 minuta për të nxjerrë përgjigjen.

Pa çati, pa bukë, pa shkollë. Familja Tralo përballet me varfërinë ekstreme në fshatin Mbrezhdan
02/10 21:01
Shtëpia iu dogj, fëmijët mbetën pa shkollë/ Historia e trishtë e nënës nga Këlcyra që kërkon ndihmë
02/10 21:00
“I vdekur prej 30 vitesh, por ‘i gjallë’ në letra” Fiks Fare i jep fund sorollatjes së nënës
02/10 20:45
“Paratë e fermerëve në duart e kujt?” Dyshime për nepotizëm, Fiks Fare zbërthen skemën në AZHBR
01/10 21:01
Nepotizëm ne AZHBR, Fiks Fare zbulon skemën. Vajza firmosi projektin e të atit
01/10 21:00
8 muaj të izoluar, as ambulanca s’hynte dot! Fiks Fare u hap rrugën banorëve të Shoshajt
01/10 20:45
“A do të bëhet ndonjëherë Shqipëria?” Nga shpresa te zhgënjimi, qytetarët përgjigjen
01/10 20:30
“Ma mbytën djalin 23 vjeç”, rrëfehen fermerët pa mbështetje/ AZHBR largon gazetarët me polici
30/09 21:00
Morën fondet për të investuar, tani duhet t’i kthejnë/ Fermerët përballen me kërkesën e AZHBR-së
30/09 21:00
“Unë fillova sot, është dita e parë…” Fiks Fare bën të mundur rikthimin e mësimit për fshatin Selbë
30/09 20:45
Një shkollë, 15 fëmijë dhe asnjë mësues në klasë… Çfarë fshihet pas situatës në Selbë?
30/09 20:30
“Tirana me një orë ujë në ditë” Premtimet boshe të Ramës dhe Veliajt, Berisha niset drejt Amerikës – Fiks Fare
29/09 21:01
Edi Rama dhe Erion Veliaj premtime boshe/ Qytetarët për mungesën e ujit: Nuk mjafton as për t’u larë
29/09 21:00
“Shqiptarët e dinë…”/ Sali Berisha drejt SHBA, Fiks Fare e pyet në aeroport për “non-gratën”
29/09 20:45
“Nuk më morën leje…”/ Pronari denoncon: Firma private shtriu linjën elektrike në tokën time
29/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Shtator 2026
28/09 21:01
Dëshmi ekskluzive/ Belinda Balluku përballë gazetarëve të Fiks Fare!
28/09 21:00
“Shefja është Bela…”/ Dëshmitë e drejtorëve të MIE – Fiks Fare
28/09 20:45
A është Belinda Balluku ende ministre? – Fiks Fare
28/09 20:30
Promo | “Fiks Fare”, së shpejti në ekranin e Top Channel!
02/09 18:35