Fiks Fare/ Kryetari i Këshillit i dha leje firmës së tij të ndërtohet HEC-in
25/05/2021 20:30

Fiks Fare kërkoi në Këshillin Bashkiak të Matit dokumentet për këtë HEC. Këshilli na vuri në dispozicion të gjithë dosjen, ku midis dokumenteve është edhe një vendim i datës 19 korrik 2018. Në atë kohë, ky Këshill vendosi "të miratojë dhënien në përdorim dhe lejimin e rikonstruksionit të kanalit vaditës Shutrrej-Urakë, subjektit 'Ateani Energy'". Dokumenti është firmosur nga zv.kryetari dhe nga sekretarja. Sipas Këshillit, në atë kohë, kryetar i Këshilli Bashkiak ka qenë z. Agim Hysa. Ndërkohë, 6 ditë para këtij vendimi, firma "Ateani Energy" i kishte kërkuar Këshillit miratimin e kësaj kërkesë. Dhe, për çudi, në fund të kërkesës ishte edhe emri i administratorit të këtij subjekti, z.Agim Hysa. Pra, Këshilli Bashkiak i dha leje firmës së kryetarit të Këshillit për këtë pronë publike! "Ai i dha leje vetes. Përdori anëtarët e këshillit" pohojnë banorët. Sipas dokumenteve nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në korrik 2018, pronar dhe administrator i firmës "Ateani Energy" ka qenë z.Agim Hysa. Vendimi i Këshillit u miratua edhe nga ish-kryetari i Bashkisë Mat, z.Nezir Rizvani.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30