Fiks Fare/ “Kam medalje dhe certifikata, por s’më japin pensionin”
25/06/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e një ish-ushtaraku, i cili ka punuar në nëndetëse për më shumë se 20 vite. Hysni Bajrami thotë se ka ka punuar në Flotën Detare nga viti 1970 deri në vitin 1992, ku është nxjerrë në lirim. "Në vitin 1996 kam dalë në pension, kam marrë pension pleqërie. Unë kam punuar në nëndetëse, në Flotë Detare, madje kam marrë edhe dekorata. Puna jonë ka qenë tejet e vështirë, pasi unë kam pasur gradën nënoficer dhe polumbar. Ligji e përcaktonte se me një punë të tillë, dilje 50 vjeç në pension. Kam punuar në nëndetëse në Durrës dhe Shëngjin" thotë z.Bajrami. Më tej pohon se, problemi aktual, për të cilin i është drejtuar emisionit "Fiks Fare" është se s'merr dot pension suplementar. "Të gjithë shokët e mi marrin pension suplementar, kurse unë s'marr. Në vitin 1996 unë dorëzova dokumentin nga reparti që specifikohej se grada ishe nënoficer dhe polumbar. Me këtë punë kishte ligj se dilje në pension 50 vjeç. Dhe unë ashtu dola. Deri tani marr pension pleqërie, s'kam as suplementar. Kam kërkuar te Sigurimet Shoqërore në Durrës, më thonë se i kanë dërguar shkresa arkivit të ushtrisë. Kjo i kthen përgjigje se s'gjejmë dosje në arkivë. Atëherë e konfirmuan, kurse tani jo. Ushtria ka dalë për skrap" thotë Hysniu.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30