Fiks Fare/ Juristët dhe ekonomistët “kontrollojnë” sasinë e karburantit
21/04/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes procedurat e një koncesioni në fushën e karburanteve, koncesion i cili rëndon direkt në xhepat e konsumatorëve. Në datën 21 gusht të vitit 2019, qeveria shqiptare ka dhënë me koncesion verifikimin e pompave të karburantit. Zbatimi i kësaj marrëveshje koncesionare ka filluar në mars të vitit 2020, ndërkohë që titulli i koncesionit është "verifikimi periodik i shpërndarësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm". Sipas dokumenteve që disponon emisioni "Fiks Fare", fitues i këtij koncesioni është firma "Noa Inspect", e cila ka marrë verifikimin e këtyre pompave të karburantit për një periudhë 20 vjeçare si dhe të arkëtojë të ardhurat që vijnë nga mbledhja e tarifës së shërbimit të verifikimit metrologjik. Para marsit të vitit 2020, ky shërbim ofrohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, e cila kishte bërë edhe investimet përkatëse. Gazetarët e Fiks Fare shkuan te DPM-ja, ku punonjësit ngritën duart lart, teksa thanë se "shërbimi është dhënë me koncesion". Sipas tyre, koncesioni ishte dhënë për firmën NOA dhe aktualisht "i gjithë aktiviteti është jashtë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë". "S’ka lidhje me ne, makineritë tona janë tonat. Ai për të ushtruar aktivitetin e vet ka marrë pajisjet e veta. Dmth s’ka marrëveshje me ne" thanë punonjësit. Por, edhe pas kësaj nisme të qeverisë, kanë filluar problemet e para. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kontrolluar marrëveshjen koncesionare, ku ka gjetur një seri shkeljesh. "Përjashtimi që i bëhet institucionit publik rrezikon t’i bëjë të pakontrollueshëm instrumentet matëse. Shërbimi është deleguar nëpërmjet koncesionimit pa ofruar siguri për t'a monitoruar. Inspektorit të ISHMT, i është hequr e drejta e bllokimit të instrumentit, kur ky instrument verifikohet nga koncesionari. Ligjvënësi nuk mund të jetë i sigurt, që koncesionari do të bllokojë një instrument, të cilin më përpara e ka verifikuar vetë ai!" thotë KLSH, ndërsa shkruan se koncesionari, edhe nëse nuk mund të kryejë kontrolle periodike, e ka fitimin e sigurt! Por, kjo nuk ndodh për buxhetin e shtetit, pasi kontrata koncesionare nuk parashkon masat që duhet të marrë nëse nuk realizohen të ardhurat! KLSH shkruan se ka shkelje edhe për monitorimin. "Zyra e Ministrisë ka 3 punonjës, jurist dhe ekonomist. Madje, autorizohen subjekte private të tjera për të kryer shërbime metrologjike. Pra kemi një subjekt privat, të cilit i është dhënë me koncesion shërbimi i verifikimit të matësve si dhe nga ana tjetër subjekte private, të cilave i është dhënë autorizimi për të kryer verifikimin metrologjik" thotë në raport KLSH-ja. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, e cila e ka kryer këtë shërbim para dhënies me koncesion. Madje, kishte bërë edhe investime miliona lekë dhe euro. DPM-ja kishte blerë 9 autolaboratorë, të cilat shkonin pranë pikave të karburantit dhe masnin sasinë e këtyre pompave. Fiks Fare filmoi automjetet që ndodhen ende në Drejtorinë e Metrologjisë, e cila tha se këto automjete kanë ardhur te kjo drejtori nga vitit 2009 deri në vitin 2020, ndërkohë që vlera e të gjitha automjeteve ka qenë plot 63 milionë lekë. DPM ka edhe një kamion që mat sasinë e gazit. Ky automjet ka ardhur te Drejtoria e Metrologjisë në vitin 2011. Pra, të 9-të automjetet, ku 6 prej të cilëve janë aktualisht te DPM-ja, kanë ardhur pas vitit 2009, ndërkohë që 3 automjete të tilla, që masin sasinë e karburantit, kanë shkuar te ISHTI (Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial).

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30