Fiks Fare/ “Iku nusja (zgjedhjet), rrugën na e lanë pa shtruar”
13/09/2023 20:30

Fiksi shkoi në atë rrugë, ku konstatoi se punimet ishin lënë përgjysmë, pusetat ishin të hapura, avllitë e shtëpive janë prishur dhe nuk është shtruar me asfalt. “Erdhën mjetet e firmës ‘Vëllezërit Hysa’. Prishën avlli, bën disa sistemime. Punimet i bënë para zgjedhjeve lokale. Gjithçka e bënë për vota. Pasi mbaruan zgjedhjet, ikën dhe s’u dukën më këtu. I kanë lënë pusetat hapur, janë mbushur me gurë. Në ato vende janë rrëzuar edhe fëmijë, rrezikojnë përditë. Askush s’merr masa” thonë banorët, teksa pohojnë se “tani iku nusja (zgjedhjet), s’kujtohet me njëri”. Pas këtyre ankesave, gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Elbasanit, por askush s’jep informacion. Fiksi telefonon Resul Hoxhën, Administrator i Njësisë Gjergjan. Administratori thotë se janë bërë punime edhe pas zgjedhjeve, ndërkohë që pranon se firma fituese është larguar. Pohon se tani janë punë administrative, pra të bashkisë dhe firmës dhe se banorët s’kanë lidhje. Gazetarët i bëjnë me dije se banorët jetojnë në atë rrugë, me puseta të hapura me avlli të prishura dhe ata janë më të prekurit. Ai thotë se asfalti do të bëhet, por firma ka kërkuar më shumë para’. Pra, ka kërkuar shtesë fondi. Pyetjes se Bashkia e Elbasanit i ka bërë gabim preventivet e punimeve, ai i bërë para zgjedhjeve, përgjigjet se ka pasur punime të paparashikuara dhe se kërkon më shumë fonde. Pyetet disa herë nga gazetarët e Fiksit se kur do të përfundojë, para zgjedhjeve të tjera apo ka ndonjë afat tjetër. Thotë se do të bëhet shumë shpejt.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30