Fiks Fare/ I akuzuari shkel masën e arrestit, shëtit i lirë në pazar
17/02/2021 20:30

Ylber Allaraj 40 vjeçari që akuzohet për vjedhje dhe nxitje të minorenit drejt krimit është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, por del i lirë në pazar. Prokuroria nuk i bashkon çështjet, por i heton të ndara. Nëna shkon në prokurori dhe polici me kamera të fshehtë për të denoncuar sërish Ylber Allarajin, por ata i kërkojnë që djali të jetë i pranishëm. Në prokurori i thonë se gjykata do të marr shumë shpejt një vendim dhe se për denoncim duhet të drejtohet në polici. Në polici i thonë se djali duhet të vijë për ta denoncuar, por nëna i thotë se djali ka frikë pasi edhe pse e denoncoi ai është i lirë, bredh në pazar dhe e kërcënon. Polici i thotë se nuk është faji i tij që atë e ka liruar gjykata pasi prokuroria kërkoi burg. Fiks fare kontaktoi zyrtarisht me Prokurorinë e Kuksit. Në përgjigjen e saj prokuroria thotë se të dyja çështjet po hetohen të ndara. Djali për vjedhje, ndërsa Ylber Allaraj për vjedhje dhe nxitje të minorenit për krim. Ndërkohë që sipas tyre, për Ylber Allarajin prokuroria kërkoi arrest me burg, ndërsa gjykata vendosi arrest shtëpie. Ky informacion zyrtar bie ndesh me informacionin që i jep polici nënës ku i thotë që ai po gjykohet i lirë. Në këtë rast Ylber Allaraj, rezulton që ka thyer arrestin e shtepisë pasi del e shet në pazar, vërtetuar kjo nga pamjet dhe biseda që bën nëna me të,në të njëjtën ditë që shkon për t'u ankuar në polici dhe prokurori.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30