Fiks Fare/ “Hyn i gjallë dhe del i vdekur”, pacienti: 1 vidë më shkoi në hundë!
06/06/2023 20:30

“Jam 30 vjeç dhe i jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se kam një problem me ‘Sante Plus’. Kam parë një ofertë për dhëmbët, s’i kam pasur në gjendje të mirë dhe shkova atje. Kam bërë një pagesë prej 4 milionë lekësh. Do bëja ndërhyrje, vendosje implante në gjithë gojën. Ndërhyrjet i bëra në datën 16 korrik 2022” thotë denoncuesi. Më tej pohon se para se të futej në operacion, s’ka bërë asnjë lloj analize. “Erdhi doktori dhe më bënë anestezi totale. Më kanë vendosur 12 implante, në të njëjtën ditë. Atë ditë hoqa dhëmbët dhe vendosa implantet. Doktori ishte turk, por s’kam asnjë lloj informacioni” pohon ai. Pasi ka patur probleme të mëdha u operua për të dytën herë , kësaj radhe me mjekë kosovarë. " Ata më kanë thyer kockën. Një implant kishte shkuar në sinus (hundë). Ndjej një djegie hundësh, dhimbje koke të tmerrshme. Më lëvizën implantët” vijon denoncuesi. Ai sqaron se pas disa muajsh ka shkuar për herë të tretë në atë spital. Kësaj herë me doktorë shqiptarë. “Doktori i tretë më kërkoi analiza. Më shtruan sërish. Të nesërmen më futi në operacion. Ndëjta 1 orë e gjysmë. Më hoqën 3 implante. Nga 12 që vendosa në fillim, tani kam me 9 implante. Dëmtime kockash. Një anë të gojës e kam gropë. Kam 10 muaj që merrem me këto probleme. I telefonoja por s’ma hapnin telefonin, rrija nga 3 orë aty. Më ka ikur besimi. Kam stres, ankth, këputje trupi. Ndonjëherë kam hemorragji. Kam edhe djegie. Unë kërkoj të më zgjidhet ky problem, të shkoj në një klinikë tjetër. Ta paguajnë ata, unë i kam bërë pagesat. Më thonë hajde do bëjmë shtim kocke, po unë s’pranoj më atje. Kam frikë. Se atje hyn i gjallë dhe po del i vdekur” përfundon denoncuesi.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30