Fiks Fare/ Grosistët caktojnë çmimin e grurit; 1 kg grurë, 28 lekë!
06/07/2023 20:30

Fiksi shkoi dhe u interesua te disa nga këta grosistë, duke i pyetur se me sa lekë e grumbullojnë grurin në vitin 2021? Fillimisht, gazetarët shkuan në pikën e “Miell Tirana”, ku takuan një nga përgjegjësit e kësaj pike, i cili thotë se çmimi maksimal është 28 lekë për 1 kilogramë. “Por, ta marrim nëse e ke të mirë. Nëse s’është i mirë, ta kthejmë se sot kemi kthyer disa kamionë” thotë ai. Më pas, Fiksi shkon edhe te firma “Agro Blend” në Vorë. Fillimisht punonjësit pyesin se çfarë fare është, ndërkohë më vonë pohojnë se çmimi për 1 kg është “280 lekë (të vjetra) maksimumi”. Të njëjtin çmimi të japin edhe te firma “Atlas” po në Tiranë, ku pronarët pohojnë se magazinat i kanë plotë. Ndërkohë, firma “Bloja” në Durrës thotë se sivjet ka prodhim dhe deri më tani, ata kanë preferuar që ta importojë grurin nga jashtë. Fiksi i drejtohet edhe pikave të grumbullimit të “Miell Tirana” dhe “Prima”. Sërish, çmimi maksimal është 28 lekë, por punonjësit pohojnë se po mbledhin edhe me 26 lekë apo edhe me 24. “Ta marrim nëse e ke të mirë” ishte kushti i tyre. Vitin e kaluar, pika që grumbulloi me 50 lekë grurin ishte “Mokra” në Fier. Këtë vit, edhe kjo firmë e grumbullon me 28 lekë. “Na sill një mostër, ta dërgojmë në laborator dhe të japim një çmim” thotë ata. Pra, të gjitha pikat e grumbullimit kanë vendosur një çmim tavan; 28 lekë për 1 kg grurë!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30