Fiks Fare/ Falsifikohen dëftesat e shkollës, dy vetë për 1 numër amze
30/11/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi falsifikimin e dëftesave të një shkolle në rrethin e Fierit, ku disa ish-nxënës nuk figurojnë në regjistrat dhe numrat e amzës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Ardiana Plaku, 50 vjeçe, e cila jeton aktualisht në Greqi. Ajo thotë se ka përfunduar shkollën 8-vjeçare (aktualisht 9-vjeçare) në fshatin Hamil të Fierit, por në numrin e amzës së saj del një person tjetër. Thotë se ka ndjekur shkollën "Trifon Prifti", në vitet 1978-1986, por tashmë shkolla i thotë se nuk e ka përfunduar ciklin 8 vjeçar, por dikush tjetër. "Unë banoj në Greqi dhe këtu kam përfunduar shkollën e gatimit. Dhe më duhet një vërtetim me nota që kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Kam bërë autorizim te vëllai im dhe ka shkuar te drejtoresha që është tani. Ka kërkuar një vërtetim që unë kam mbaruar shkollën 8-vjeçare. Dhe ajo i ka thënë do ta jap. Pastaj i tha këtu është bërë një shkelje. Në emrin tim figuron një person tjetër. Në regjistrin qendror, kur mbaron 8-vjeçarja, ato kalojnë më duket në një regjistër qendror që kemi mbaruar shkollën 8-vjeçare me nota. Numri i amzës është i gjithi që figuron emri im nga klasa e parë dhe nuk e di deri në ç'vit që ajo nuk na e tha" thotë Ardiana. Më tej shton se ka disa muaj që ajo dhe familjarët e saj shkojnë pranë kësaj shkolle, por s'kanë marrë zgjidhje. Nga ana tjetër, vëllai i saj Fredi Plaku thotë se ka që në muajin qershor që sorollatet lartë e poshtë po s'i kanë dhënë zgjidhje. Ka takuar disa herë drejtoreshën e shkollës, e cila i ka treguar këtë problem. Madje, drejtoresha i ka thënë se është në dijeni të këtij problemi dhe se ka bërë edhe një kallëzim penal.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30