Fiks Fare/ Elbasan/ Invalidëve nuk u njihen librezat, atë që ua jep ligji ia mohon privati
01/12/2021 20:30

Invalidëve të punës të pajisur me librezën e invaliditetit në transportin urban qytetas - rrethqytetas të Elbasanit nuk u njihen librezat dhe janë të detyruar të paguajnë biletën ose në të kundërt i zbresin me dhunë nga autobusi. Në Fiks Fare u ankua kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës në qytetin e Elbasanit, zoti Vasil Petroshi, që prej kohësh kanë hasur një problematikë me transportin. Që prej korrikut të vitit 2020 nuk u njihet libreza e invalidit të cilat janë me ligj. Ai ngre problemin se edhe pse i janë drejtuar me kërkesa institucioneve si Bashkisë Elbasan apo ministrisë ende ky problem nuk është parashtruar në mbledhjen e këshillit bashkiak duke i lënë këta invalidë të mos përfitojnë atë që u takon me ligj. Ai tregon se për të shmangur abuzimet që mund të behën me librezat e invaliditetit ai u ka shtruar aty vertetimin e komisionit mjeko ligjor të bashkangjitur me vulë të njomë dhe përsëri kompanitë që operojnë në fushën e transportit urban nuk ua njohin. Janë detyruar të marrin edhe pranë njësive administrative vertëtim që trajtohen ekonomikisht, por edhe ketë nuk ua njohin. Madje invaliditetin e fshatit nuk e njohin fare. Në nenin 11 të ligjit “Për statusin e invalideve të punës” thuhet që udhëtimi i invalideve me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat qytetas bëhet falas. Ndërkohëe, me mjete ndërqytetas bëhet me 50 % të vlerës së biletës.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30