Fiks Fare/ E veja e dëshmorit: E vranë dhe e masakruan në moshën 26 – vjeçare
29/04/2022 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjen e të vesë së një dëshmori, të vrarë në krye të detyrës. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua zonja Prenda Sokoli, e cila është e veja e dëshmorit Lazër Sokoli, i vrarë në krye të detyrës në vitin 1993 në Shkodër. Lazëri ka qenë punonjës policie dhe do të merrte detyrën në Postën te Ura e Mesit në Shkodër. Rrugës për të shkuar në punë, me uniformë policie, rreth orës 23.00 i kanë dalë para disa persona dhe e kanë vrarë dhe masakruar, duke e hedhur në kanal. Lazëri ka qenë vetëm 26 vjeç, ndërsa kishte vetëm 9 muaj që ishte martuar. Denoncuesja, Prenda Sokoli, ka qenë shtatzënë me djalin që tani është 29 vjeç dhe ndodhet jashtë Shqipërisë. Prenda thotë se autorët u kapën në vitin 1993, u mbajtën në burg deri në trazirat e vitit '97 ku dhe u lanë të lirë. Aktualisht thotë nuk janë të arrestuar, bredhin të lirë. Pas ngjarjes, Prenda ka punuar si sanitare dhe në lavanderinë e Policisë së Shkodrës. Ajo thotë se i është drejtuar Fiks Fare për një problem me pensionin që duhet ta marrte në bazë të ligjit. Pohon se ka plotësuar letrat në vitin 2016, kur ka qenë ligji se kryefamiljarët e dëshmorëve dilnin në pension të parakohshëm në moshën 50 vjeçare. Ka plotësuar letrat, ka vijuar pensioni deri në fund të vitit 2019 dhe më pas i është ndërprerë me arsyetimin se është bërë një gabim.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30