Fiks Fare/ “E fitova pronën me vendim gjykate, përmbarimi nuk veproi, ASHK e tjetërsoi”
26/01/2022 20:30

Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejtësi të bërë nga përmbarimi dhe Agjensia Shtetërore e Kadastrës. Ajo u tregon gazetarëve se pasi u divorcua nga bashkëshorti i saj me vendim gjykate u bë edhe përpjestimi i pasurisë. Një dyqan u la në emër të saj, ndërsa shtëpia që kishte dhe vlerë më të madhe u vendos që të kalonte në emër të ish bashkëshortit të saj, por pasi ky i fundit t'i jepte shumën prej 27 milion lekëve të vjetra znj Qanie. Dyqani u regjistrua në emër të zonjës ndërsa shtëpia ishte në emër të të dyve deri në momenti e pagimit të lekëve nga ana e ish bashkëshortit. Këtë vendim të gjykatës znj Qanie e dorëzoi në Zyrën e Përmbarimit Vlorë në maj të vitit 2020 dhe për veprimet përmbarimore pagoi 1milion e 200 mijë lekë të vjetra. Ajo i ka kërkuar që përmbaruesi të vendoste sekuestro mbi pronën që ajo të mos tjetërsohej, por përmbaruesi nuk e ka bërë. Ish bashkëshorti ka përfituar nga kjo gjë duke shkuar në ASHK dhe ka tjetërsuar shtëpinë që ishte në emër të të dyve duke e kthyer në emrin e tij pa shlyer shumën prej 27 milion sipas vendimit të gjykatës.Në muajin gusht zotëria e regjistroi pronën në emër të tij ndërsa në muajin shtator me një akt dhurimi tek noterja pronën ja ka dhuruar babait të tij.Ndërkohë znj Qanie thotë se përveçse ka probleme me pensionin e ushqimit është kryefamiljare dhe ka mbetur pa shtëpi. ASHK-ja qëndrore gjatë inspektimit që bëri gjeti parregullsi duke marrë masa për punonjësin, por qytetares nuk ju dha zgjidhje ndaj ajo i ridrejtohet gjykatës.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30