Fiks Fare/ Drejtori: S’mund të japë intervistë të shaj veten
01/03/2021 20:30

Bashkëshortja e drejtorit punon në recepsionin e spitalit për pranimin e pacientëve për analiza. Gruaja e sekretarit punon si vaksinatore ,ndërkohë vetë drejtori i spitalit është mjek otorinolaringolog.Por a duhet ta përfitojnë këta persona bonusin? Gazetarët e emisionit Fiks Fare shkojnë të marrin një përgjigje në spital. Në këtë institucion takojnë drejtorin Baki Alilin . Ai thotë se për këtë gjë nuk mund të flas pasi vetë ai është në konflikt interesi dhe nuk mund të dalë kundër vetes së tij. Në zyrë drejtori thërret gjithashtu edhe sekretarin, bashkëshortja e të cilit ka fituar bonusin.Drejtori shprehet se sekretari ka punuar shumë kohët e fundit dhe meritonte një bonus, por ngaqë nuk kishin si ta justifikonin bonusin për sekretarin këtë bonus ja kanë kaluar të shoqes. Gazetarët i kërkojnë një dokument drejtorit që tregon si është shpërndarë bonusi herën e parë dhe herën e dytë, por drejtori mohon të ketë një dokument të tillë. Pra bonuset janë ndarë pa pasur një listë të personave që i kanë përfituar dhe firmosur për marrjen e tij.Gazetarët e pyesin se kush ka hartuar listën për personat që përfitojnë bonusin dhe drejtori përgjigjet se e kanë bërë bashkarisht si staf. Ndërkohë Fiksi e pyet se përse janë lënë jashtë kësaj liste persona që e meritojnë? Duke pranuar se janë përjashtuar nga kjo listë personat që janë në vijën e parë në luftën kundër virusit si stafi i emergjencës përgjigjia nga ana e drejtorit është se i kanë 'respektuar' njëherë këta persona. Gjithashtu i pyetur nga Fiksi drejtori pohon se nuk është e dokumentuar me shkresë, por nga ministria e kanë marrë në telefon duke i thënë atij se ka vepruar në mënyrën e duhur për shpërndarjen e bonusit.

Pa çati, pa bukë, pa shkollë. Familja Tralo përballet me varfërinë ekstreme në fshatin Mbrezhdan
02/10 21:01
Shtëpia iu dogj, fëmijët mbetën pa shkollë/ Historia e trishtë e nënës nga Këlcyra që kërkon ndihmë
02/10 21:00
“I vdekur prej 30 vitesh, por ‘i gjallë’ në letra” Fiks Fare i jep fund sorollatjes së nënës
02/10 20:45
“Paratë e fermerëve në duart e kujt?” Dyshime për nepotizëm, Fiks Fare zbërthen skemën në AZHBR
01/10 21:01
Nepotizëm ne AZHBR, Fiks Fare zbulon skemën. Vajza firmosi projektin e të atit
01/10 21:00
8 muaj të izoluar, as ambulanca s’hynte dot! Fiks Fare u hap rrugën banorëve të Shoshajt
01/10 20:45
“A do të bëhet ndonjëherë Shqipëria?” Nga shpresa te zhgënjimi, qytetarët përgjigjen
01/10 20:30
“Ma mbytën djalin 23 vjeç”, rrëfehen fermerët pa mbështetje/ AZHBR largon gazetarët me polici
30/09 21:00
Morën fondet për të investuar, tani duhet t’i kthejnë/ Fermerët përballen me kërkesën e AZHBR-së
30/09 21:00
“Unë fillova sot, është dita e parë…” Fiks Fare bën të mundur rikthimin e mësimit për fshatin Selbë
30/09 20:45
Një shkollë, 15 fëmijë dhe asnjë mësues në klasë… Çfarë fshihet pas situatës në Selbë?
30/09 20:30
“Tirana me një orë ujë në ditë” Premtimet boshe të Ramës dhe Veliajt, Berisha niset drejt Amerikës – Fiks Fare
29/09 21:01
Edi Rama dhe Erion Veliaj premtime boshe/ Qytetarët për mungesën e ujit: Nuk mjafton as për t’u larë
29/09 21:00
“Shqiptarët e dinë…”/ Sali Berisha drejt SHBA, Fiks Fare e pyet në aeroport për “non-gratën”
29/09 20:45
“Nuk më morën leje…”/ Pronari denoncon: Firma private shtriu linjën elektrike në tokën time
29/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Shtator 2026
28/09 21:01
Dëshmi ekskluzive/ Belinda Balluku përballë gazetarëve të Fiks Fare!
28/09 21:00
“Shefja është Bela…”/ Dëshmitë e drejtorëve të MIE – Fiks Fare
28/09 20:45
A është Belinda Balluku ende ministre? – Fiks Fare
28/09 20:30
Promo | “Fiks Fare”, së shpejti në ekranin e Top Channel!
02/09 18:35