Fiks Fare/ Drejtori “fshihet”, s’pranon ballafaqimin e dokumenteve
26/04/2022 20:30

Gazetarët e Fiks Fare shkuan te Filiali i Postës në Korçë dhe kërkojnë drejtorin Hansi Kodra. Punonjësi i postës i thotë gazetarëve se nuk është drejtori, pasi është në inspektim. "Është në inspektim, vonohet" thotë punonjësi, teksa gazetarët i përgjigjen se "e presin, ose i shkojnë ku është drejtori". Pasi i bëjnë me dije arsyen e shkuarjes në atë filial, punonjësi merr në telefon drejtorin, i cili sërish nuk pranon që të ballafaqojë dokumentet. Madje, redaksia e Fiks Fare i dërgoi edhe një kërkesë për informacion Filialit të Postës Shqiptare në Korçë, por sërish drejtori Hansi Kodra, deri në momentin e transmetimit të këtij investigimi, nuk na ktheu asnjë përgjigje zyrtare. Por, ai na vuri në dispozicion një vendim të prokurorisë së Korçës, e cila ka mbyllur hetimet për një kallëzim të dërguar në mënyrë anonime. Duke qenë se kallëzuesi ishte anonim, vendimi i prokurorisë nuk është ankimuar. Prokuroria gjatë arsyetimit te vendimit të pushimit për problemin e tenderit të rikonstruksionit të ndërtesave të filialeve të postës në Korçë, Ersekë dhe Devoll është fokusuar vetëm në procedurën e tenderimit. Sipas prokurorisë, postës i jepet e drejta të zgjedhë kompaninë që dëshiron, pasi fondi limit kategorizohet si fond i ulët. Ndërsa përsa i përket abuzimit me karburantin e automjeteve prokuroria ka kontrolluar vetëm dokumentacionin teknik dhe jo atë të shpenzimeve mujore të karburantit. Në këtë arsyetim edhe prokuroria ka vërejtur se mjeti me targa TR 0736 P dhe AA 937 LT nuk ishin mjete që dilnin çdo ditë në qarkullim, por me raste. Ndërkohë që sipas dokumenteve që disponon Fiks fare këto mjete kanë pasur një konsum mujor mbi 300 litra karburant.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30