Fiks Fare/ Drejtësia shqiptare s’njeh vendimin e Kushtetueses italiane
11/01/2022 20:30

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka tentuar ta ekzekutojë në gjykatë Prokuroria e Kavajës. Por, Gjykata e Kavajës ia ka rrëzuar kërkesën prokurores Edina Kurti, me arsyetimin se "nuk është bërë në mënyrën e duhur". Prokurorja ka gabuar me kërkesën, pasi në vend që ta bënte rishikimin e vendimit të 2018-ës të Gjykatës së Kavajës, kërkoi njohjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në vendimin e Gjykatës së Kavajës thuhet se "një mjet i mundshëm për t'u përdorur në rastin konkret është rishikimi i vendimit të Gjykatës së Kavajës". Por, pas këtij vendimi, prokurorja Kurti "harroi" ta apelonte këtë vendim dhe të ndreqte objektin e kërkesës. Madje, ajo u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe dosja e 29-vjeçarit u arshivua. Sipas një dokumenti të lëshuar nga Burgu i Rrogozhinës, për ecurinë e vuajtjes së dënimit, nga momenti i arrestimit, uljet e dënimit, apo ripërcaktimin e dënimit nga Gjykata Kushtetuese Italiane, rezulton se dënimi ndaj z.Xhaferr Kita kishte përfunduar në fillim të dhjetorit. Pas ankesës dhe dokumenteve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Prokurorinë e Kavajës, ku takuan drejtuesin Durim Bedini. Ky i fundit, i adreson gazetarët te prokurori Gëzim Çopa. Prokurori Çopa thotë se nuk është në dijeni të vendimit të 2018-ës të Gjykatës së Kavajës që ia ka rrëzuar, ndërsa thotë se vendimi tashmë është i formës së prerë dhe se Prokuroria Kavajë nuk mund të rikërkojë rishikimin e vendimit. Ai pranon se është bërë një gabim nga prokurorja e mëparshme, Edina Kurti, pasi ajo nuk e ka apeluar dhe nuk ka ribërë kërkesën në gjykatë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30