Fiks Fare/ Dokumenti/ Pajisja u dorëzua në Morg, nuk doli prej andej
19/01/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi një skandal në shëndetësi, ku një viktime nga Covid 19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro. Ferit Kasa, 70 vjeçar, ndërroi jetë në datën 1 shtator 2020 në Spitalin "Shefqet Ndroqi", Tiranë. Gjatë kohës që ishte shtruar, personeli mjekësor i kërkoi familjarëve një pajisje për frymëmarrjen. Familja mori me qira 150 euro në muaj një pajisje B PAP dhe e çoi te Sanatoriumi. Por, pasi 70-vjeçari ndërroi jetë, kjo pajisje është zhdukur. Sanatoriumi shkruan në dokumente se e ka dorëzuar te Morgu i Tiranës. Kjo e fundit, i ka kthyer sendet personale familjarëve, por pa pajisjen e oksigjenit që kushton plot 5000 euro. Sipas një procesverbali, në momentin që ka shkuar te Morgu, i ndjeri kishte sende personale dhe aparatin e frymëmarrjes. Ndërkohë, në po të njëjtën datë, 01.09.2020, trupi i të ndjerit është marrë nga familjarët. Sërish ka një procesverbal, ku drejtuesit e Morgut shkruajnë se janë disa sende personale, telefon, rrobat personale të vendosura në arkivol. Por kësaj here, nuk është shkruar aparati i frymëmarrjes. Sipas vajzës së të ndjerit aparati është vjedhur në Morgun e Tiranës dhe kërkon që t'i rikthehet, pasi ky aparat kushton rreth 4000-5000 euro. Pas denoncimit, gazetarët e emisionit "Fiks Fare" interesohen në Spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe në Morgun e Tiranës, se ku përfundoi aparati B PAP, që kishte i ndjeri Ferit Kasa në momentin që ndërroi jetë në spitalin COVID 2. Te Sanatoriumi, infermierë dhe mjekë pohojnë se sipas procesverbalit, pajisja e oksigjenit B PAP është dorëzuar në Morgun e Tiranës. Sipas tyre, vjedhja mund të ketë ndodhur pikërisht në në Morg.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30